Home Lifestyle Cillian Murphy zgjidhet imazhi i ri i Versace
Cillian Murphy zgjidhet imazhi i ri i Versace
0

Cillian Murphy zgjidhet imazhi i ri i Versace

0
0

Shtëpia italiane e modës Versace ka zgjedhur Cillian Murphy si imazhin e ri  të  saj, i cili do të mbahet me 3 Prill.

“Jam e kënaqur që Cillian tani është pjesë e familjes Versace”, tha drejtoresha artistike Donatella Versace në një deklaratë.

“Ai është një aktor i jashtëzakonshëm dhe çmimi tij në Oscar është absolutisht i merituar”, tha ajo duke shtuar se ai është një aktor mjaft tërheqës në ekran.

Përtej Oscars, ylli i Peaky Blinders ka dëshmuar se ka shumë stil edhe në veshje.

Aktori irlandez, i cili luajti në filmin Oppenheimer, do të kryesojë fushatën e re të modës, ku do të shihet duke veshur pjesë nga koleksioni i ri i Versace për meshkuj. Bashkëpunimi me markën vjen pasi aktori i njohur zgjodhi të vishej me një kostum të zi të realizuar nga marka e njohur në natën e çmimeve Oscar aty ku edhe mori çmimin e aktorit më të mirë.

E planifikuar të nisë më 3 Prill, kjo do të jetë fushata e parë e Murphy për kompaninë italiane të modës luksoze.

Linku: https://people.com/cillian-murphy-named-new-versace-brand-ambassador-following-2024-oscars-win-8608583

Foto: https://www.instagram.com/cillianmurphyofficiall/