0
0
Dua Lipa do të publikojë më 3 Maj, albumin e saj të tretë.
Ylli i muzikës “Pop” me origjinë shqiptare publikoi këtë jave, detaje të albumit të ri, të shumëpritur nga fansat, i cili titullohet “Radical Optimism”.
Albumi i ri përmban 11 hite, ndër të cilët edhe “Hudini” apo “Training Season” që tashmë janë bërë mjaft popullore kudo dhe po bëjnë xhiron e globit.
28-vjeçarja publikoi në rrjetet sociale edhe foton e kopertinës që do të ketë albumi i saj i ri, ku ajo shfaqet duke notuar në oqean përballë një peshkaqeni. Ky është albumi i saj i 3-të, 4 vite pas “Future Nostalgia-s”.