Home ShowBiz Oprah Winfrey tregon motivimin që fshihet pas organizimit të speciales për humbje peshe
Oprah Winfrey tregon motivimin që fshihet pas organizimit të speciales për humbje peshe
0

Oprah Winfrey tregon motivimin që fshihet pas organizimit të speciales për humbje peshe

0
0

Prezantuesja e famshme amerikane Oprah Winfrey do të prezantojë një speciale televizive të hënën e 18 marsit për një temë që është personale për të.

“An Oprah Special: Shame, Blame and the Weight Loss Revolution” është regjistruar si “një bisedë rreth ndikimit radikal të medikamenteve për humbje peshe me recetë”.

Winfrey do të moderoj bisedën përpara një auditori të drejtpërdrejtë me ekspertë mjekësorë për të eksploruar “pyetjet dhe shqetësimet mbizotëruese që lidhen me ndikimin në kujdesin shëndetësor, ekonominë, stilin e jetës dhe kulturën”, sipas një njoftimi për shtyp për ngjarjen.

“Është një temë shumë personale për mua dhe për qindra miliona njerëz të prekur anembanë globit, të cilët kanë vite që luftojnë me peshën dhe obezitetin”, tha Winfrey në një deklaratë.

Kjo vjen pasi manjati mediatik së fundmi u largua nga bordi i Weight Watchers.

“Vendosa sepse kjo speciale ishte vërtet e rëndësishme për mua dhe doja të jem në gjendje të flas për çfarëdo që dua të flas dhe Weight Watchers tani është në biznesin e të qenit një kompani për shëndetin e peshës që administron gjithashtu medikamente për peshën”, tha ajo.

Winfrey shpjegoi gjatë një paraqitje në “Jimmy Kimmel Live” detaje mbi planet e saj.

“Nuk doja të kisha ndonjë konflikt interesi dhe kështu, dhashë dorëheqjen nga bordi dhe i dhurova të gjitha aksionet e mia Muzeut Kombëtar të Historisë Afrikano-Amerikane. Tani askush nuk mund të thotë, ‘Oh, ajo po bën atë speciale , ajo po bën para dhe po promovon’. Jo, nuk mund ta thonë këtë”, shtoi ajo.

Winfrey është bërë publike me faktin se ilaçet për humbje peshe janë ndër mjetet që ajo po përdor për ta ndihmuar në përpjekjet e saj të dokumentuara mirë kundër obezitetit.

“Ata i kanë pasur këto medikamente për 20 vitet e fundit. Nuk e dija këtë”, tha Winfrey për “Entertainment Tonight” lidhur me specialen.

“Ata e kanë marrë këtë mjekim për 20 vjet dhe ne po dëgjojmë tani për të”, shtoi ajo.

Po ashtu, Winfrey tha se shpreson që speciali do t’i fuqizojë shikuesit të marrin vendime të informuara për shëndetin e tyre.

“Jam vërtet e emocionuar për këtë sepse kam vuajtur për kaq gjatë dhe kam luftuar kaq shumë dhe kam bërë të gjitha gjërat”, tha ajo pos tjerash.

“An Oprah Special: Shame, Blame and the Weight Loss Revolution” transmetohet më 18 mars në orën 20:00 në ET në ABC dhe do të jetë i disponueshëm për transmetim ditën tjetër.

Linku: https://www.latimes.com/entertainment-arts/tv/story/2024-03-15/oprah-weightwatchers-ozempic-weight-loss-drugs

Foto: https://www.instagram.com/oprah/