Sipas MeteoAlb, përgjatë gjithë 24-orëshit; territori Shqiptar; do të mbizotërohet nga vranësira dhe shira ku herë pas here do të jenë në formë rrebeshi, kryesisht në veriperëndim të territorit.
Parashikohet që pjesa e dytë e ditës; të vijonë në të gjithë vendin ku më të theksuar do të jenë në zonat Lindore dhe Juglindore, Gjatë natës pritet përmirësim i dukshëm i kushteve atmosferike në të gjithë vendin.
Ndërkohë temperaturat e ajrit do të pësojnë rritje të ndjeshme gjatë mëngjesit duke bërë që temperaturat minimale të shënohen deri në 4°C në zonat malore ndërsa ulen ndjeshëm ato maksimale duke regjistruar vlerën 19°C në Jugperëndimi të territorit.
Era do të fryjë mesatare deri e fortë; përgjatë gjithë ditës duke arritur shpejtësinë mbi 45 km/h nga drejtimi kryesisht verior; për pasojë në brigjet e Adriatikut dhe Jonit do të gjenerohen dallgë 3 – 4 ballë.
Linku: https://tvklan.al/lajme
Foto: Freepik.com