Kate Middleton i është rikthyer jetës së përditshme pas ndërhyrjes kirurgjikale që kreu disa javë më pare duke i dhënë fund teorive konspirative lidhur me shëndetin e saj. 42-vjeçarja u pa duke hyrë në një fermë së bashku me princin William, që ndodhet afër shtëpisë së tyre në Adelaide.
Sipas personave që e kishin parë, ajo dukej e lumtur, e relaksuar dhe e shëndetshme, teksa ecte në krah bashkëshortit të saj. Mësohet se më vonë Kate Middleton kishte kaluar kohë së bashku me fëmijët e saj duke marrë pjesë në aktivitete të ndryshme sportive.
Burimet pranë Pallatit Mbretëror thonë për The Sunday Times se Kate dëshiron të flasë për betejën shëndetësore, por vetëm kur t’i rikthehet detyrave publike. Mendohet se Princesha Middleton do t’u kthehet angazhimeve të saj mbretërore pas 17 prillit.
Kjo shënoi daljen e pare publike që pas skandalit të javës së kaluar me foton e saj familjare ku princesha u detyrua të kërkonte falje pas dyshimeve se fotoja ishte edituar. Si rrjedhojë shumë agjenci të ndryshme lajmesh hoqën foton nga sistemet e tyre.
Linku: https://www.indiatvnews.com/news/world/uk-princess-kate-makes-first-fit-and-healthy-public-appearance-after-surgery-latest-updates-2024-03-19-922149
Foto: https://www.instagram.com/p/C4p1yWKo9pH/?img_index=1