Kemi parë shumë persona të famshëm që ekspozojnë përmes fotove në rrjetet sociale unazat e tyre të fejesës, por rasti i Emily Ratajkowski është unik. Modelja e njohur duke pozuar nga krevati, tregon unazat e saj me diamante, dy vjet pas divorcit me Sebastian Bear-McClard.
“Unazat e divorcit”, shkruaj ajo poshtë fotos, ku i bën tag markës së njohur “Alison Lou”.
Emily ka shpjeguar në një intervistë me herët se bizhuteritë simbolizojnë evolucionin e saj personal.
“Unë nuk besoj se një grua nuk duhet të mbajë diamante pasi humbet një burrë”, u shpreh ajo.
Ajo shtoi se ideja për dy unaza të tilla i erdhi pasi lexoi artikullin e shoqes së saj Stephanie Danler “The Unravelers”. Në këtë artikull Stephanie fliste për unazën e gjyshes së saj me gurë të çmuar që e kishte mbajtur gjithë jetën në gisht, edhe pse martesa e saj kishte përfunduar.
“Më pëlqeu ideja e një unaze që përfaqëson të shkuarën e një gruaje”, tha modelja.
Dhe në fakt ashtu bëri, unazën që Sebastian i kishte dhuruar vendosi ta ndajë në dy pjesë dhe për këtë nuk ndjen asnjë lloj sikleti.
Linku: https://www.instagram.com/emrata/
Foto: https://www.instagram.com/emrata/