Home Business / Technology Pezullohet Telegrami në Spanjë, ja çfarë ndodhi
Pezullohet Telegrami në Spanjë, ja çfarë ndodhi
0

Pezullohet Telegrami në Spanjë, ja çfarë ndodhi

0
0

Gykata e lartë në Spanjë urdhëroi pezullimin e aplikacionit të mesazheve online Telegram për një periudhë të pacaktuar pas padive nga kompani të ndryshme mediatike se në kanalet e kësaj platforme hidhej përmbajtja e tyre pa marrë leje paraprake. Përgjegjës për ndalimin e përdorimit të kësaj platforme janë kompaninë që ofrojnë shërbime celulare.

Padia pritet të prekë 8.5 milionë njerëz që përdorin shërbimet e mesazheve të aplikacionit. Por implikimet ligjore, morale dhe teknologjike të vendimit janë shumë më të gjera

Telegrami është objekt i një mosmarrëveshjeje ligjore në Spanjë. Firmat mediatike spanjolle – duke përfshirë Mediaset, Atresmedia dhe Movistar Plus – ngritën një padi kundër aplikacionit të mesazheve të çastit për përdorimin e pretenduar të tij të paautorizuar të përmbajtjes audiovizive të mbrojtur nga të drejtat e autorit dhe kërkuan që ajo të pezullohej si masë paraprake.

Të premten, gjyqtari Santiago Pedraz nga gjykata e lartë e Spanjës, Audiencia Nacional, ra dakord të pezullojë Telegramin, ndërkohë që hetimet për akuzat janë duke u kryer. Vendimi erdhi pasi aplikacioni refuzoi të bashkëpunonte me gjykatën dhe do të thotë se më shumë se 8.5 milionë përdorues të Telegramit në Spanjë mund të bllokohen nga përdorimi i aplikacionit.

Telegram është një aplikacion për mesazhe të çastit, i lançuar në vitin 2013 dhe i drejtuar nga biznesmeni me origjinë ruse Pavel Durov. Që nga fillimi i tij, ai u dallua si një alternativë ndaj WhatsApp për lirinë dhe privatësinë që i jep përdoruesit.

Linku: https://english.elpais.com/technology/2024-03-24/telegram-suspension-in-spain-its-like-closing-a-province-because-a-robbery-occurred-there.html#

Burimi i fotos: pexele.com