Kalimi i një fronti të ngrohtë atmosferik nga Mesdheu drejt gadishullit të Ballkanit do të sjellë në territorin shqiptar ndryshim të tablosë termike si edhe reshje shiu, ku më të theksuara reshjet do të paraqiten në mbrëmje dhe gjatë natës duke bërë që herë pas here të jenë rrebeshe dhe në formë shtrëngate.
Ndërkohë gjatë paradites do të ketë edhe intervale me kthjellime. Kjo situatë e paqëndrueshme atmosferike do të na shoqërojë deri mëngjesin e së enjtes. Temperaturat e ajrit do të pësojnë rritje me 2 – 3 gradë gjatë mëngjesit, por rriten ndjeshëm në mesditë duke luhatur vlerat ditore 2 °C deri në 26°C .
Era do të fryjë e fortë si në tokë dhe në det me shpejtësi mbi 70 km/h nga drejtimi permanent Jugor duke gjeneruar në brigjet detare dallgëzim 6 ballë.
Linku:meteoalb
Burimi i fotos:pexele.com