Vendi ynë do të jetë nën mbizotërimin e motit të kthjellët dhe vranësirave të pakta në bregdet dhe zonat e ulëta ndërsa me kthjellime dhe vranësira disi më të shpeshta do të paraqiten zonat malore përgjatë shtrirjes lindore.
Pjesa e dytë të ditës do të vijojë me të njëjtat kushte të qëndrueshme meteorologjike, ku moti i kthjellët dhe i ngrohtë do të jenë dominant në të gjithë territorin e vendit.
Temperaturat e ajrit do të pësojnë rritje në vlerat minimale por do të rrtien edhe maksimumet duke u luhatur nga 5°C temperatura më e ulët e shënuar në qytetin e Ersekës deri në 28°C vlera më e lartë përgjatë Ultësirës Perëndimore.
Era do të fryjë mesatare dhe herë pas herë e fortë me shpejtësinë mbi 45 km/h nga drejtimi Jugor dhe Jugperëndimor duke krijuar në brigjet detare dallgëzim 3 ballë.
Linku:meteoalb
Burimi i fotos: pexele.com