Erjola dhe Meritoni janë përballur keq njëri me tjetrin. Përplasjet kanë filluar që pas largimit të Ledionës me të cilën Erjola ka qenë goxha mike me të. Sjelljet e Meritonit moderatorja i ka konsideruar si provokuese dhe përndjekëse.
Fillimisht Meritoni i preku arushin që i kishte lënë Ledjona, e më pas Erjola duke i prishur shtratin.
Me tone të ashpra dyshja kanë kërcënuar keq njëri-tjetrin.
Unë e di shumë mirë se ku jam dhe ia kam thënë dhe Meritonit dhe Ilnisës, kur me prekni di ta mbaj presionin por prisni t’ju prek njësoj. Përballë ka një njeri që nuk tëlë mangët asgjë. Përplasjet me të kanë qenë të vazhdueshme që prej kur kam hyrë në këtë shtëpi. Unë e shoh si provokativ, përndjekës ndaj çdo vajze në këtë shtëpi. Unë shoh Ilnisën që thotë fjalinë e parë të fundit dhe Meritoni si makiën qepëse që ndjek atë që ajo bën saj, tha Erjola.
Mua më vjen për të qeshur për fjalën që thonë përndjekës. Unë këtu bëra shaka për një gjë, por pastaj t’i më preke gjërat personale. Arushi njëherë nuk ishte i joti, u shpreh Meritoni.
Linku: https://www.instagram.com/bigbrotheralb_vip/
Burimi i fotos:https://www.instagram.com/doci.erjola/