“The Sun”,i bën jehonë destinacionit shqiptar kryesisht Plazhit të Pasqyrave në vendin tonë.
Shqipëria kryeson nga dhjetë detet më blu në botë që gjenden në Evropë, duke mposhtur destinacionet tropikale si Maldivet, Mauritius dhe Seychelles.
Ka ujëra që i ngjajnë më shumë nuancës blu të theksuar dhe plazhi Pasqyrat është i njohur në mbarë botën për shkak të efektit reflektues që mund të shihet në ujë kur rrezet e diellit bien në sipërfaqe.
Plazhi i Pasqyrave ndodhet midis Sarandës e Ksamilit dhe është një prej më të lakmuarëve në detin Jon. Plazhi i Pasqyrave mbetet i qetë edhe gjatë muajve të verës, duke ju dhënë mundësinë të pushoni e të ndiheni të lirë. Për më tepër, bregu i detit është mahnitës e nuk do t’ju besoni syve kur të shihni ujin bruz të ndezur.
Një studim i ri ka treguar se ku mund të zbulohen ujërat më blu në botë dhe rezulton se britanikët nuk kanë nevojë të udhëtojnë larg për t’i gjetur ato.
Plazhi Paralia Mpouka në Greqi ka ujërat e dytë më të kaltër në botë.
Plage de la Vernette e Francës doli e treta në listë në përgjithësi.
Hulumtimi u përpilua nga ekspertët e udhëtimeve në CV Villas, të cilët donin të zgjidhnin përfundimisht argumentin dhe të zbulonin se kush është deti apo zona më e kaltër në botë.
Për ta zbuluar këtë, ata morën pamje nga Google Map të 200 plazheve anembanë globit dhe përdorën një mjet me pika për të krahasuar ngjyrën e ujit me nuancën më të kaltër në botë të blusë (YInMn Blue).
Hulumtimi zbuloi se plazhi i Pasqyrës në Shqipëri ka ujë që i ngjan më shumë nuancës YInMn Blue.
Plazhi është i njohur në mbarë botën si plazhi i pasqyrës për shkak të efektit reflektues që mund të shihet në ujë kur rrezet e diellit bien në sipërfaqe.
Konsiderohet si një kulm i vijës bregdetare shqiptare, e cila po bëhet gjithnjë e më e pëlqyer nga turistët.
Linku: https://www.thesun.co.uk/travel/27064284/albania-bluest-beaches-world-europe-greece-mirror/
Burimi i fotos:https://www.facebook.com/photo?fbid=37