Home Lifestyle Parashikimi i motit, 5 prill 2024
Parashikimi i motit, 5 prill 2024
0

Parashikimi i motit, 5 prill 2024

0
0

Do të vijojë ndikimi i masave ajrore të ngrohta me origjinë perëndimore duke sjellë në territorin shqiptar; mot të kthjellët dhe temperatura të larta përgjatë gjithë paradites.

Parashikohet që orët e pasdites të sjellin kalime vranësirash të lehta nëpër të gjithë zonën malore dhe pjesërisht, zonën e ulët duke lënë nën ndikimin e motit të kthjellët të gjithë vijën bregdetare.

Temperaturat e ajrit do të pësojnë një tjetër rritje në të dy vlerat ekstremale ditore duke u luhatur nga 6°C vlera më e ulët në zonat verilindore deri në 28°C vlera më e lartë në Ultësirën Perëndimore.

Era do të fryjë mesatarisht me shpejtësi deri në 40 km/h nga drejtimi verior, për pasojë në brigjet detare do të krijohet dallgëzim 3 ballë.

Linku:meteoalb

Burimi i fotos:pexele.com

tags: