Zhvillimi i një anticikloni në veri të Afrikës me ndikim deri në brigjet e Ballkanit do të sjellë në territorin shqiptar kushte të qëndrueshme atmosferike ku moti i kthjellët dhe i ngrohtë do të jetë dominant.
Kjo situatë meteorologjike do të vijojë deri vonë pasdite kur pritet shfaqje e vranësirave të lehta e kalimtare si fillim në veri të vendit dhe gradualisht në të gjithë territorin, megjithatë nuk do të ketë reshje.
Temperaturat e ajrit do të mbeten të larta edhe gjatë ditës së shtunë duke luhatur vlerat ditore nga 6°C temperatura më e ulët deri në 28°C vlera maksimale në rang territori.
Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare me shpejtësi mbi 30 km/h nga drejtimi kryesisht veriperëndimor duke gjeneruar në brigjet e Adriatikut dhe Jonit dallgëzim 1 – 2 ballë.
Linku:meteoalb
Burimi i fotos:pexele.com