Home ShowBiz Kriset përfundimisht miqësia e Romeos dhe Meritonit
Kriset përfundimisht miqësia e Romeos dhe Meritonit
0

Kriset përfundimisht miqësia e Romeos dhe Meritonit

0
0

Miqësia e Romeos dhe Meritonit u duk e fortë në fillime të Big Brother po rrugës gjërat ndryshuan. Loja dhe gara për çmimin e madh e ka tjetërsuar miqësinë e tyre duke i kthyer në kundërshtarë të fortë.

Dyshja janë pyetur në mbrëmjen e spektalit të sotëm se çfarë ka ndodhur mes tyre.

Asnjëri prej tyre nuk ndihet fajtor për krisjen e miqësisë dyshja ia kanë lënë fajet njëri-tjetrit. Me tone të larta ata kanë degraduar në ofendime.

Romeo e ka akuzuar se Meritoni për lojën ka prishur jo vetëm relatat me të por dhe me të dashurat e shokëve të tij.

Ai thekson se ai i ka përmendur familjen jashtë si dhe e ka prekur dhe tek miqësitë jashtë duke e akuzuar se ngacmon të dashurat e shokëve.

Meritoni nga ana tjetër ka thënë se Romeo nuk e mbështeti tek rripi.

E kemi parë të gjithë pse gjërat kanë shkruar deri këtu. Unë jam munduar t’i qëndroj në krah Meritonit sepse nisemi që jashtë. Për shkak të lojës njeriu mund të bëjë 2-3 lëvizje por s’mund të shkosh deri në atë gradë siç shkon Meritoni. Marrëdhënia jonë është krisur në momentin kur Meritoni më uli për të ngritur dikë tjetër. Vijon më keq kur ngacmoi të dashurën time, më pas familjen time. Unë nuk e kam cënuar kurrë marrëdhënien që ai kishte me Ilinisës.

Ai ka ngacmuar Sarën dhe Bardhin, nuk e linte rehat, po flas për sulme. Ka ngacmuar Heidin, janë të dyja të dashurat e shokëve. Në momentin që ka gjetur këtë formë për të zgjatur qendrimin e tij në shtëpi, janë disa gjëra përtej lojës. Unë nuk e kuptoj deri ku shkon njeriu për të qëndruar pak më shumë në shtëpi,-tha Romeo.

Ka qenë ky që në mënyrë indirekte nuk më ka ngritur por më ka ulur më poshtë. Atij i flet Egla kundër meje dhe ky nuk i është përgjigjur. Ka qenë ky që tek rripi nuk ka qëndruar afër por kërkoi heshtje, tek dasma nuk pranoi të vinte tek celebrimi. Pas ndarjes nga Heidi pashë një Romeo gropë fare siç është gjithmonë. Pas bashkimit me Heidin mendova se po reflektonte, shtoi disa kilogram, vajzat e ushqyen, i bëra festën e beqarisë-u shpreh Meritoni.

Në rastin e një miqësie të rikuperueshme ne duhet ta dimë se deri ku shkojmë për lojë. Miqësinë e tyre e shikoj të parikuperueshëm tha Arbëri.

Po nga ana tjetër Ori ka bërë pak më fajtor Romeon në këtë mes. Sipas saj ai ka krisur miqësinë dhe me Bardhin brenda shtëpisë vip.

Linku: https://www.instagram.com/bigbrotheralb_vip/

Burimi i fotos:  https://www.instagram.com/bigbrotheralb_vip/