Home ShowBiz Nga ëndrra e keqe me Fernandon tek humbja e fëmijës, Çiljeta në një rrëfim pa dorashka brenda Fermës Vip
Nga ëndrra e keqe me Fernandon tek humbja e fëmijës, Çiljeta në një rrëfim pa dorashka brenda Fermës Vip
0

Nga ëndrra e keqe me Fernandon tek humbja e fëmijës, Çiljeta në një rrëfim pa dorashka brenda Fermës Vip

0
0

Me pjesmarrjen në Ferma Vip, Çiljetën e kemi parë më pranë ndjekësve me rrëfime të ndryshme nga jeta e saj personale dhe profesionale.

Këngëtarja së fundmi ka ndarë me Fermerët një ëndërr të keqe që ka përjetuar.

‘’Udhëtoja natën. Fernando ishtë ulur përpara fare tek shoferi. Autobuzi ishte plot me njerëz. Udhëtoja dhe ishte errësirë dhe unë shikoja vetëm yjet lart.

E më pas shikoj dy dallgë deti, që ishin larg jo afër autobuzit. Aty jam çuar dhe kam bërtitur: Fernandoooo! Edhe sikur e mora djalin e futa nën gjoks.

I thashë o Zot sot mos të jetë fundi i botës se nuk jam gati. Dhe mbaj mend që kam dalë nga autobuzi dhe doja të gjeja vend ku të futesha. Jam ulur dhe jam falur, thashë o Zot vetëm për hatrin e të gjithë fëmijëve dhe djalit tim mos të jetë sot”– tha këngëtarja.

Në një tjetër rrëfim prekës ajo tregoi se ka humbur një fëmijë që sot mund të ishte 4 vjeç. Sa fillova bashkëjetesën me Albanin isha shtatzënë por dështova. U mërzitëm shumë ishte periudhë Ramazani. Por nuk dua ta lë pas dore kam dëshirë ta bëj një fëmijë para të 40-tave nëse do Zoti,- tha Çiljeta.

Linku: https://www.instagram.com/fermavip.al/

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/ciljetaxhilaga/

tags: