Përgjatë orëve të paradites; territori shqiptar do të mbizotërohet nga alternime kthjellimesh dhe vranësirash të shpeshta ku herë pas here do të pësojnë zhvillim duke gjeneruar reshje shiu e dëborë në zonat e thella malore.
Parashikohet që pjesa e dytë e ditës; të sjellë zhvillim të mëtejshëm të vranësirave në të gjithë vendim duke gjeneruar shira ku herë pas here do të jenë rrebeshe. Të njëjtat kushte të paqëndrueshme atmosferike do të vijojnë edhe gjatë natës.
Ndërkohë; Temperaturat e ajrit do të qëndrojnë konstante në orët e mëngjesit duke bërë që temperaturat minimale të shënohen deri në 0°C në zonat malore ndëërsa do të rriten lehtë maksimalet duke regjistruar vlerën 20°C në Jugperëndimi të territorit.
Era do të fryjë mesatare deri e fortë; përgjatë gjithë ditës duke arritur shpejtësinë mbi 55 km/h nga drejtimi kryesisht veriperëndimor; për pasojë në brigjet e Adriatikut dhe Jonit do të gjenerohen dallgë 3 – 4 ballë.
Linku:meteoalb
Burimi i fotos:pexele.com