Home ShowBiz Nga mungesa në varrim tek mënyra si mori lajmin e humbjes së babait, Sara bën rrëfimin prekës
Nga mungesa në varrim tek mënyra si mori lajmin e humbjes së babait, Sara bën rrëfimin prekës
0

Nga mungesa në varrim tek mënyra si mori lajmin e humbjes së babait, Sara bën rrëfimin prekës

0
0

Sara Gjordeni ka qenë e ftuar në emisionin e Bora Zemanit ku ka zbuluar detaje nga mënyra se si e mori lajmin e vdekjes së të atit tek mungesa e saj në varrim.

Mes lotësh Sara u shpreh kështu për këtë moment të vështirë.

“Kam qenë në një zyrë në atë moment dhe jashtë më priste Bardhi. Në një moment që kam dalë me dokumentaat në dorë, Bardhi më merr dhe më thotë futemi pak në makinë se dua të tregoj diçka. Një nga autorët e Big Brother më tha dua të bëhesh e fortë sepse ka ndodhur diçka. Ma ktheu telefonin dhe ishte lajmërimi i vdekjes.

Nuk kam folur 8 orë. Ishin ndjesi shumë të përziera në fakt. Sepse nga shtatori i 2023 deri në 15 mars 2024, jam përpjekur non stop të kontaktoj me të dhe ai nuk ma ka hapur telefonin asnjëherë. Prindër edhe nëse fajin e ka fëmija, edhe nëse fajin e keni ju, jeta është shumë e shkurtër, hapjani telefonin sepse mund të ketë diçka për të thënë”- tha Sara.

A ka marrë pjesë Sara në varrimin e të atit. Modelja tregoi se nuk ka marrë pjesë por shkoi një ditë më pas dhe ishte një përballje shumë e vështirë.

Nuk kam mundur dot të jem në ceremoninë mortore, por kam shkuar e vetme ditën tjetër. Ishte goxha periudhë e vështirë. Tjetra ishte sepse është shumë e rëndë përballja me gjithë familjarët dhe fisin e tij në atë lloj situate. Unë shkova për respekt të faktit që ai është babai im”, rrëfeu Sara.

Linku: https://www.youtube.com/watch?v=CeQTyFxOPpI

Burimi i fotos:https://www.youtube.com/watch?v=CeQTyFxOPpI

tags: