Miqësia e Heidit me Julin dukej se ishte e paprekshme por ndikimi i lojës e bëri të veten dhe dyshja kanë pësuar një krisje të fortë.
Ata janë shkëputur nga pjesa tjetër e banorëve dhe kanë filluar diskutimet.
Për mua ke ndryshuar sepse ke filluar të mbrosh të pambrojtshmen. Ti mbron Romeon edhe kur gabon sepse dikur kur Romeo bënte një gabim ti ia thoshe dhe në syrin tonë, ndërkohë që tani edhe kur e ka gabim i jep të drejtë. Unë ty të konisderoj shumë si lojtare. Për mendimin tim ti je truri i lojës në këtë çift por si lojtare nuk të respektoj më, i tha Juli.
Për mua nuk ka sens ky sqarimi tani sepse kohët e fundit ne i kishim sheshuar gjërat. Është absolutisht e pamundur të flasësh me Julin pa patur gjithë mburojën e tij dhe mendoj që Juli i manipulon gjërat. Ti e heq kontekstin dhe i përdor gjërat siç do ti, i than ë sy modelja.
Unë të kam thënë disa herë kur do ulemi ta sqarojmë. Të ulemi të pijmë një kafe se unë me ty nuk dua të zihem në sy të të tjerëve. Pikërisht për këtë bisedë këtu më duket si një banalitet teknik “a më kë thënë apo s’më ke thënë”, u shpreh aktori.
E di si është punë, është komplet kaos qendrimi i Julit, unë nuk e di kush është, tha Heidi.
Linku: https://www.instagram.com/bigbrotheralb_vip/
Burimi i fotos: https://www.instagram.com/bigbrotheralb_vip/