Home ShowBiz Rudina Xhunga rrëfen ngacmimin seksual që iu bë në adoleshencë
Rudina Xhunga rrëfen ngacmimin seksual që iu bë në adoleshencë
0

Rudina Xhunga rrëfen ngacmimin seksual që iu bë në adoleshencë

0
0

Gazetarja Rudina Xhunga në daljen e saj për “Albana Osmani Show”, rrëfeu një histori që i ka ndodhur rreth moshës 15-vjeçare teksa udhëtonte me autobus të linjës në Tiranë.

Ajo rrëfeu ngacmimin seksual që iu bë në atë periudhë.
Gjatë rrëfimit të saj, gazetarja dha një mesazh mjaft të rëndësishëm për të gjitha gratë dhe vajzat që kanë pasur dhe kanë situata të ngjashme, të cilat vënë në provë çdo grua!

Unë nuk isha as grua, isha fëmijë. Më kujtohet gjithmonë momenti më i vështirë i atyre viteve. Kam qenë në autobus, isha 14-15 vjeçe. Në këmbë afër vendit të shoferit në autobusin e linjës në Tiranë. Një burrë më preku nga pas. Unë u mblodha e gjitha. Më vinte shumë turp, nuk dija si të reagoja.

Tani që e mendoj më vjen për të qarë, si atë ditë, kur e kruspullosur, qaja nën zë. Sepse nuk dija si të reagoja, më vinte turp që ai po e bënte këtë gjë, por nuk dija kujt t’i ankohesha. Nuk kisha telefon, nuk kisha askënd afër që t’i thosha: “Ky po më prek dhe kjo është e neveritshme”.

Linku: https://www.youtube.com/watch?v=ESuaGaGhN3M

Burimi i fotos: https://www.youtube.com/watch?v=ESuaGaGhN3M

tags: