Sara Hoxha ka qenë një nga emrat më të lakuar të estradës për shkak të ngjarjeve në jetën e saj sentimentale dhe atë profesionale.
Ndarja nga Ledri dhe rrugëtimi i saj drejt aktrimit ka bërë që Sara të komentohet shumë lart e poshtë.
Ajo është përballur me panelin e gazetarëve të vegjël të Piter Pan ku ka marrë shumë pyetje pikante.
Bashkëshortja apo ish-bashkëshortja e Ledrit, Sara është përgjigjur duke zbuluar më shumë detaje.
Sara deklaroi se nuk ka qenë kurrë bashkëshortja e tij por vetëm partnerja (e dashura) e tij.
Deri më tani dyshja nuk kanë zbuluar detaje mbi arsyen e ndarjes dhe duket se një gjë të tillë do ta ruajnë hermetike në respekt të vajzës dhe të raportit që kanë pasur së bashku.
Linku:https://www.youtube.com/watch?v=y1m3C3uikGo
Burimi i fotos:https://www.instagram.com/p/C3YYZxhLyZW/?img_index=1