Zhvillimi i një qendre me presion të ulët atmosferik mbi gadishullin e Ballkanit ka sjellë në vendin tonë mot të paqëndrueshëm ku vranësirat dhe shirat do të jenë dominante; herë pas here shirat do të jenë rrebeshe si edhe në formë shtrëngate.
Nuk do të mungojnë gjithashtu intervale të shkurta me kthjellime të cilat më të theksuara do të jenë përgjatë vijës bregdetare. Parashikohet që orët e vona të mbrëmjes të sjellin dobësim të dukshëm të reshjeve në territor.
Përsa i përket, temperaturave të ajrit do të pësojnë rënie të ndjeshme si në orët e mëngjesit, por edhe në të mesditës duke luhatur vlerat ditore 4°C deri në 22°C.
Era do të fryjë mesatare gjatë paradites, por herë pas here e fortë në mbrëmje duke arritur shpejtësinë maksimale 65 km/h nga drejtimi verior dhe veriperëndimor; kjo do të bëjë që në brigjet detare të gjenerohet dallgëzim mbi 4 ballë.
Linku:meteoalb
Burimi i fotos:pexele.com