Home ShowBiz Nuk janë në djeni të nominimit për finale, Heidi dhe Romeo të zhgënjyer nga Egla
Nuk janë në djeni të nominimit për finale, Heidi dhe Romeo të zhgënjyer nga Egla
0

Nuk janë në djeni të nominimit për finale, Heidi dhe Romeo të zhgënjyer nga Egla

0
0

Egla fitoi një avantazh nga Vëllai i Madh, për të çuar në nominim dy persona për të zgjedhur finalistin e parë. Ajo zgjodhi Heidin dhe Romeon por ata nuk e dinë këtë gjë dhe mendojnë se njëri prej tyre do të largohet nga shtëpia vip.

Por Heidi dhe Romeo nuk e dinë këtë fakt dhe mendojnë se sot një prej tyre do dalë nga shtëpia.Nga kjo, ata janë shprehur të lënduar nga Egla dhe të zhgënjyer.

Nuk e mendoja, nuk e prisja të na vinte ne kokë më kokë sepse kemi qenë njerëzit më afër saj. Prsija të fuste psh Meritonit, sepse nga ai ka përjetuar ditët e ferrit siç thotë. Me Julin çfarë nuk i kanë thënën jeri-tjetrit. Por dukej kjo gjë, sepse kështu e nxorri veten e vete. Unë jam natyrë që gjithmonë vë veten në dyshim. Shpesh i kam bërë pyetje vetes kur ishim zënë, por tani e nxorri veten. Është manipuleuse e nivelit të lartë dhe kjo është një sakrificë që duhet. Është ajo që vetëm kërkon debat, provokimet ishin të shumta, tregon që është dhe frikacake. Më mirë të kishe futur veten dhe Romeon ose me mua, u shpreh Heidi.

Po ashtu dhe Romeo është shprehur i zhgënjyer.

Unë nuk kuptoj Eglën kur thotë që kam xhan një njeri që e çon në nominim. Nuk kuptoj njerëzit që thonë të kam xhan e pastaj të shpëlan. Kjo nuk më rri mua. Çfarë loje është kjo? Nëse qëllon dikë nuk e ke xhan. Unë e kam mbrojtur nga momenti i parë në këtë shtëpi. E kam mbrojtur 4 muaj. Si mund ta kesh xhan një njeri kur e ofendon e përdor pushetin kundër tij? Është absurde.

Linku:https://www.instagram.com/bigbrotheralb_vip/

Burimi i fotos:https://www.instagram.com/bigbrotheralb_vip/