Jul Deda prej kohësh është i izoluar në shtëpinë vip ku ka dhuruar një mori emocionesh për ndjekësit. Lart e poshtë emri i tij lakohet për fitues të këtij edicioni megjithatë duhet ende kohë për të kuptuar kush do ta marrë vendin e parë në këtë edicion.
Në daljen e tij të fundit për Top Albania Radio Juli u pyet se çfarë do të bënte me jetën etij nëse do të fitonnte çmimin e madh.
‘S’e kam llogaritur, por një gjë e kam llogaritur. Që si ta fitoj, si mos ta fitoj, nuk ka rëndësi ajo, mbas 25 majit për hir të vërtetës është një verë e gjatë, por do të mendoj për ndonjë projekt timin.
Nuk dua të shkëputem nga televizioni. Kushdo televizion të jetë, por bisedën e parë dua ta bëj me Top Channel, me shtëpinë time të parë. Do doja shumë të rikthehesha në Top Channel patjetër.
Nuk dua të shkëputem. E kam thënë këtu me qindra herë. Televizioni mu ka bërë si drogë. Nuk rri dot pa të. Një herë në javë e dua me sesbën.’
Linku:https://www.instagram.com/bigbrotheralb_vip/
Burimi i fotos:https://www.instagram.com/bigbrotheralb_vip/