Home ShowBiz ‘Jam i dashuruar me ty’! Dijonisi i shpreh ndjenjat Diteas, ja reagimi i blogeres
‘Jam i dashuruar me ty’! Dijonisi i shpreh ndjenjat Diteas, ja reagimi i blogeres
0

‘Jam i dashuruar me ty’! Dijonisi i shpreh ndjenjat Diteas, ja reagimi i blogeres

0
0

Ditea dhe Dijonisi shpesh shikohen të afërt me njëri-tjetrin në Fermën Vip sa ndjekësit kanë filluar të krijojnë pritshmëri se mund të jenë çift.

Në një bisedë të fundit Dijonisi ka ngacmuar Ditan për ti gjetur burrë pasi sipas tij kësaj të fundit nuk ja ndjen.

Në një djalog së bashku dyshja kanë replikuar kështu me njëri-tjetrin mes të qeshurave.

Dijonis: Sa vjeç je o Ditea?

Ditea: 29

Dijonisi: 29! Ça ke bërë gjithë këto 29 vite, me çfarë je marrë?

Ditea: Kam jetuar. Kam marrë frymë, kam ngrënë bukë, si gjithë të tjetërt. Ti çfarë ke bërë gjithë këto vite?

Dijonisi: Çfarë nuk kam bërë, të gjitha i kam bërë. Do të gjej ndonjë burrë o Ditea?

Ditea: Pse kam ngelur në derë?

Dijonisi: Vallahi ashtu duket, sikur ke ngelur në derë. Duhet të ta gjejmë një burrë. Ke shkuar 29 vjeç, vitin tjetër bën 30.

Ditea: Edhe? Më iku koha?

Dijonisi: Të iku koha moj.

Ditea: Kur të dal jashtë do e mendoj, do shikoj.

Dijonisi: E kam vënë re nuk ta ndjen për burrë fare ty.

Dijonisi i tha se ka rënë në dashuri me blogeren që prej fillimit, duke i lënë asaj edhe një afat për të marrë një përgjigje.

Kjo deklaratë e tij u prit me të qeshura nga Ditea, e cila e quajti këtë një shaka.

Dijonisi: Ditea dua të të them diçka.

Ditea: Më thuaj.

Dijonisi: Kam që ditën e parë që kam krijuar një farë pëlqimi për ty. Që në momentin që të kam parë ty, jeta ime ka ndryshuar komplet.

Ditea: Si ka mundësi, si ndryshoi kështu?

Dijonisi: Jam i dashuruar me ty.

Ditea: Si e kuptove këtë?

Dijonisi: Energjia jote më bën të ndihem mirë, sa herë të shoh emocionohem.

Ditea: Prandaj u ktheve ti?

Dijonisi: Ma bëj hallall që nuk ta kam thënë më parë.

Ditea: Unë e kuptoj që e ke vuajtur përbrenda.

Dijonisi: Mendoje dhe më kthe përgjigje në darkë.

Linku: https://www.vizionplus.tv/cfare-po-ndodh-ne-ferma-vip-pas-flirtit-me-baby-g-dijonisi-i-shpreh-ndjenjat-diteas-kam-rene-ne-dashuri-me-ty/

Burimi i fotos: pexele.com

tags: