Home Lifestyle Parashikimi i motit, 27 maj 2024
Parashikimi i motit, 27 maj 2024
0

Parashikimi i motit, 27 maj 2024

0
0

Si pasojë e prezencës së lartë të lagështirës në ajër, Shqipëria do të vijojë nën ndikimin e motit të paqëndrueshëm.

Vranësirat dhe shirat do të jenë dominante, më të theksuara në zonat veriore dhe ato qendrore ndërsa pjesa më e madhe e jugut do të jetë i kthjellët.

Parashikohet që orët e pasdites të sjellin dobësim të dukshëm të vranësirave duke i zhvendosur ato vetëm në zonat malore Lindore.

Temperaturat e ajrit do të pësojnë rënie të lehtë në orët e mëngjesit, por ulen sërish maksimumet duke luhatur vlerat ditore nga 7°C deri në 27°C vlera më e lartë në rang territori.

Era; do të fryjë e lehtë, por herë pas here deri mesatare me shpejtësi maksimale mbi 25 km/h nga drejtimi perëndimor. Kjo do të bëjë që në brigjet detare të gjenerohet dallgëzim të ulët.

Linku:meteoalb

Burimi i fotos:pexele.com

tags: