Ori Nebijaj ka qenë e ftuar në ‘Pardon my french’ ku ka folur rreth eksperiencës së saj si opinioniste e një formati kaq të bujshëm sa Big Brother Vip.
Ori gjatë rrugëtimit të saj i është dashur shpesh të vendosë pikat mbi I me personazhet pasi shpesh i merrnin gjërat personale dhe opinionet i shikonin si sulme.
A ka pasur Ori ndonjë pishman me veten për ndonjërin prej personazheve?
E pyetur nga Arbri nëse është mërzitur me veten për ndonjë personazh, që në fillim ka menduar ndryshe dhe pastaj e ka kuptuar rrugës që ndoshta është gabuar, Ori u përgjigj kështu.
‘Nuk jam mërzitur për asnjë personazh. Le të themi që në Big Brother të gjithë personazhet kanë nisur dhe janë zhvilluar gradualisht. E vetmja vajzë dhe do të thoja i vetmi personazh që nga darka që ne hymë në shtëpinë e Big Brother për darkën ku isha unë, Arbri dhe Ledioni, më preku, mu duk shumë e ngarkuar dhe mu duk shumë e ngarkuar emocionalisht dhe më bëri shumë empati, ishte Roza. Edhe evitoja ta shihja në sy se nuk e shihja dot në sy se më dukej sikur do më këputej në dorë’.
Linku: https://www.instagram.com/ori_nebijaj/tagged/
Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/C7H54lPrPJQ/?img_index=1