Parashikohet rritje e vlerave barike duke sjellë përmirësim të theksuar të kushteve atmosferike në të gjithë Shqipërinë.
Për pasojë orët e paradites do të mbizotërohen nga moti i kthjellët dhe vranësira të lehta e kalimtare.
Pasditja do të shpeshtojë vranësirat në zonat veriore dhe qendrore duke lënë nën ndikimin e motit të kthjellët zonat jugore të vendit. Ky stabilitet i atmosferës do të na shoqërojë edhe gjatë natës.
Temperaturat e ajrit do të pësojnë rritje si në orët e mëngjesit edhe në të mesditës. Do të luhaten vlerat ditore nga 9°C vlera më e ulët deri në 29 gradë Celsius vlera maksimale në rang territori.
Era do të fryjë mesatare në tokë dhe fortë në det me shpejtësi mbi 50 km/h nga drejtimi permanent jugor. Për pasojë në brigjet detare do të krijohet dallgëzim 4 ballë
Linku:meteoalb
Burimi i fotos:pexel.com