Home Travel Turizmi shqiptar jehonë në revistën e spikatur franceze ‘Aufeminin’
Turizmi shqiptar jehonë në revistën e spikatur franceze ‘Aufeminin’
0

Turizmi shqiptar jehonë në revistën e spikatur franceze ‘Aufeminin’

0
0

Turizmi shqiptar prej vitesh ka marrë një frymë të re dhe është kthyer në një nga destinacionet e preferuara në Evropë dhe jo vetëm.

Charlotte Loisy shkroi një artikull të botuar në revistën franceze “Aufeminin” rëndit Shqipërinë, si një destinacion në trend për verën e këtij viti.
Turistët francezë duket se po kërkojnë horizonte verore më pak të mbushura me njerëz.

Së fundmi revista franceze Aufeminin ika bërë jehonë turizmit në vendin tonë.

Nëse jeni të tërhequr nga Shqipëria, por dini pak për të duhet ta dini se kryeqyteti i saj është befasues.

Berati është një vend i trashëgimisë botërore të UNESCO-s dhe i quajtur “Qyteti i një mbi një dritareve”.

Por, po ashtu vlen që të vizitohet edhe muzeu etnografik i Gjirokastrës. Në brendësi, “Toka e Panjohur” europiane është ideale për një udhëtim në rrugë tokësore e veçanërisht në Liqenin e Ohrit e në ujërat e tij të bruztë.

Liqeni i Ohrit iu bashkua listës së trashëgimisë botërore të UNESCO-s në vitin 2019 e kjo falë thellësisë së tij dhe i rrethuar nga fshatra peshkimi.

Qyteti bregdetar i Sarandës, shtëpitë e gurta në Rehovë, si dhe ujërat termale të Bënjës janë gjithashtu ndër vendet kryesore për t’u vizituar në Shqipëri, referuar rekomandimit të autores franceze Charlotte Loisy në artikullin për “Aufeminin”.

Linku: https://www.aufeminin.com/

Burimi i fotos:

https://www.instagram.com/p/C7Q-S6Bs5kU/

tags: