Mbrëmë është mbajtur gjysëmfinalja e Fermës Vip. Fjoralba Ponari mungoi dhe të gjithë ishin kurioz të dinin çfarë ka ndodhur.
Gjëndja e saj shëndetësore duket se është përkeqësuar në momentet e fundit dhe moderatorja ka përfunduar në spital.
Nëpërmjet një postimi në rrjete sociale ajo zbuloi se ishte gati për të prezantuar por përfundimi ishte në spital.
“Si duhej të kishte shkuar & si shkoi?! Falenderuese pafund për çdo mesazh të ngrohtë, në këto momente!”, shkruan ajo.
Gjysëmfinalja u moderua nga opinionistja e “Ferma VIP”, Sonila Meço. Fjoralba do rikthehet në rolin e moderatores gjatë finales së madhe të këtij formati.
Nga ana tjetër, Enkel Demi do të “zëvendësojë” Kryeplakun, Bes Kallaku. Shkak është bërë anulimi i fluturimit të avionit me të cilin ky i fundit do të kthehej në Tiranë.
Linku:https://www.instagram.com/fermavip.al/
Burimi i fotos:https://www.instagram.com/fermavip.al/