Home Business / Technology YouTube teston veçorinë e një përshkrimi të përmbajtjes së videove
YouTube teston veçorinë e një përshkrimi të përmbajtjes së videove
0

YouTube teston veçorinë e një përshkrimi të përmbajtjes së videove

0
0

YouTube së shpejti do t’i lejojë përdoruesit të shtojnë ‘shënime/ përshkrime’ që do të ofrojnë kontekst në disa nga videot e tij si pjesë e një veçorie të re që do të shpërndahet fillimisht në Shtetet e Bashkuara.

Shënimet, për shembull, mund të sqarojnë kur një këngë është menduar të jetë një parodi, të vënë në dukje kur një version i ri i një produkti që shqyrtohet është i disponueshëm ose t’u bëjnë të ditur shikuesve kur pamjet më të vjetra portretizohen gabimisht si një ngjarje aktuale.

Platforma e mediave sociale X ka një veçori të ngjashme të quajtur Shënime të Komunitetit përmes së cilës lejon kontribues të përzgjedhur të shtojnë kontekst në postime duke përfshirë etiketa të tilla si “mashtruese” dhe “jashtë kontekstit”.

Funksioni i shënimeve në YouTube do të jetë i disponueshëm fillimisht në celular për përdoruesit në SHBA. Në këtë fazë, vlerësuesit e palëve të treta do të vlerësojnë dobishmërinë e shënimeve, të cilat do të ndihmojnë në trajnimin e sistemeve, përpara një shpërndarjeje të mundshme më të gjerë, tha YouTube.

Linku: https://www.reuters.com/technology/youtube-tests-context-notes-feature-videos-2024-06-17/

Burimi i fotos:pexele.com