Home ShowBiz Florian Agalliu tregon çfarë e penalizoi në Fermën Vip
Florian Agalliu tregon çfarë e penalizoi në Fermën Vip
0

Florian Agalliu tregon çfarë e penalizoi në Fermën Vip

0
0

Florian Agalliu u rëndit në vend të dytë në finalen e Fermës Vip. Në daljen e tij të fundit ai u ndal pak tek kjo eksperiencë ku tregoi se ishte e vështirë përshtatja  mes të tjerash zbuloi se çfarë e penalizoi për çmimin e madh.

Ambientimi me atmosferën aty brenda ishte shumë i vështirë. Kisha mall për familjen, nuk u ambientova dot përnjëherë. Nuk afrohem dot me njerëzit me të cilët nuk i njoh, apo të socializohem përnjëherë.

Kur ka kaluar java e parë ose e dytë kam filluar ta shijoj pak spektaklin. Fillova të zhbiriloj këto truqet e produksionit, kur zgjoheshin njerëzit, kur binte gongu. Ka qenë e vështirë për të kuptuar se cila gjë kishte më shumë rëndësi brenda Fermës, ku duhet të fokusohesha. Te punët, te marrëdhëniet me njerëzit, të rrjetet sociale. Nuk po e kuptoja si po funksiononte.”

“Jam përpjekur të ruaj një linjë. Do të ishte shumë më e vështirë nëse do të interpretoja një rol. Kam reaguar në bazë të asaj që perceptoj si Flori. Mendoj që sinqeriteti im i tepërt më ka penalizuar. Unë si njeri nuk e kthej dot pllakën brenda 5 minutash”, u shpreh ai.

Linku:https://www.instagram.com/florianagalliu/

https://www.youtube.com/watch?v=6xYinoHRaWM

Burimi i fotos:https://www.instagram.com/florianagalliu/

tags: