Home ShowBiz I kërkojnë falje njëri-tjetrit, Blero pranon se ka qenë fajtor për ndarjen nga Afrona
I kërkojnë falje njëri-tjetrit, Blero pranon se ka qenë fajtor për ndarjen nga Afrona
0

I kërkojnë falje njëri-tjetrit, Blero pranon se ka qenë fajtor për ndarjen nga Afrona

0
0

Blero dhe Afrona kanë tërhequr vëmendjen e ndjekësve në daljen e tyre në intervistë.

Afrona e ka pyetur Bleron për arsyen e ndarjes mes tyre dy vjet pas përfundimit të martesës për të sqaruar problemet që kishin me njëri-tjetrin dhe për të dhënë një shembull të mirë te publiku si dhe për të gjithë çiftet e ndara me sherr.

Kush e kishte fajin për ndarjen e tyre?

Blero ia ka lënë fajin vetes, duke shtuar se gaboi në shumë gjëra, si në vendimin për të qëndruar në Kosovë – e jo për t’u bashkuar me blogeren në Zvicër.

Artisti shqiptar për ndarjen e fajësoi më shumë veten dhe i kërkoi falje publike Afronës.

Nga ana tjetër, Dika gjithashtu pranoi që ka bërë shumë gabime në lidhje me atë kohë, por që nuk i ka menduar pasojat.

Ndihem keq që nuk kam qenë shumë i drejtë me ty. Kam dhënë në intervistë që ka thënë disa gjera, kam pasur mllef, kanë qenë gjerat jo të drejta. Sinqerisht dua të të kërkoj shumë falje. Nga ajo që kam thënë në intervistë, ti veç ajo nuk je. Shpresoj ta pranosh faljen time”, tha Blero.

“E pranoj faljen! Të kërkoj edhe unë ty falje për çfarëdo gabimi kam bërë të kam lënduar, të ndihesh keq. Ti e di që ne të dy kemi pas një të kaluar, kemi planifikuar shume gjera bashkë, një familje dhe mendoj se për një ndarje nuk është vetëm një fajtor, janë gjithmonë dy. Edhe në rastin tonë, nuk kë qenë vetëm ti, por edhe unë. Një çift nuk martohet për tu ndarë, por të jenë bashkë gjithmonë. Po është mirë të respektojnë njëri tjetrin”, tha ajo.

Linku:https://www.youtube.com/watch?v=e1MrUUkcXxk

Burimi i fotos:https://www.instagram.com/p/C7w85djsyI0/?img_index=1

tags: