Home Lifestyle Parashikimi i motit, 27 qershor 2024
Parashikimi i motit, 27 qershor 2024
0

Parashikimi i motit, 27 qershor 2024

0
0

Vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme si rezultat i masave ajrore relativisht të lagështa me origjinë perëndimore.

Moti parashikohet i kthjellët fillimisht në pjesën më të madhe të territorit. Më pas nga orët e mesditës dhe pasdites mot me vranësira mesatare e të dendura. Vranësirat pritet të pasohen me reshje shiu të herëpasherëshme me intensitet të ulët fillimisht përgjatë vijës bregdetare e nga orët e mesdites priten të prekin pjesën më të madhe të territorit.

Përgjatë Ultësirës Perëndimore në relievet malore priten reshje shiu me intensitet të ulët e hera herës mesatar në formën e shtrëngatave shoqëruar me shkarkesa elektrike e lokalisht breshër. Pas orëve të mesditës pritet ndërprerja e reshjeve në të gjithë territorin.

Era do të fryjë me drejtim juglindje-veriperëndim me shpejtësi mesatare 2-8 m/sek, ndërsa përgjatë vijës bregdetare e lugina dhe relievet e larta malore era fiton shpejtësi dhe bëhet relativisht intensive 12-14 m/sek, shoqëruar me valëzim në dete të forcës 3-4 ballë.

Linku:meteoalb

Burimi i fotos:pexele.com

tags: