Home Lifestyle Parashikimi i motit, 28 qershor 2024
Parashikimi i motit, 28 qershor 2024
0

Parashikimi i motit, 28 qershor 2024

0
0

Vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike kryesisht të qëndrueshme si rezultat i depërtimit gradual të masave ajrore të nxehta dhe të thata si pasojë e aktivitetit të Anticiklonit Afrikan.

Moti parashikohet i kthjellët në pjesën më të madhe të territorit si dhe vranësira kalimtare hera-herës deri dhe të dendura në relievet kodrinore – malore në orët e mesditës dhe pasdites.

Në relievet malore dhe ato kodrinore përreth tyre në orët e mesditës dhe pasdites reshje shiu me intensitet të ulët. Në periudha afatshkurtra këto reshje në formën e shtrëngatave shoqëruar me breshër dhe shkarkesa elektrike. Mjegullinë dhe shikim i reduktuar në zonat luginore në orët e mëngjesit dhe në momentin e reshjeve të shiut.

Era do të fryjë me drejtim jugperëndim – veriperëndim me shpejtësi mesatare 2-8 m/sek, ndërsa përgjatë vijës bregdetare e lugina era bëhet relativisht intensive 12-16 m/sek, shoqëruar me valëzim në dete të forcës 2-3 ballë.

Linku:meteoalb

Burimi i fotos:pexele.com

 

tags: