Almeda Abazi ka qenë e ftuar në Pushime On Top ku ka zbuluar pas kaq kohësh disa të pathëna nga raporti me Tolgan.
Aktorja ka ndarë disa nga momentet më të bukura me të si dhe atom ë pak të bukura.
“Momente të bukura janë pafund. Gjëja e parë që më vjen në mendje është lindja e Efes dhe Alinës. Më të bukur nuk ka, momente më të bukura nuk ka. Sigurisht që janë momentet tona, martesa e të gjitha, por këto të dyja janë në vend të parë”, tha ajo.
Sa i përket momenteve të vështira, Almeda tha se kanë pasur ulje-ngritje si çdo çift, por që i kanë tejkaluar të gjitha.
A do të luante në një film me Tolgën, ku ka skena dashurie mes tyre.
“Nuk e di a do të doja të luaja se me thënë të drejtën kemi pasur shumë oferta, por setet janë shumë të vështira. I bie të harrosh shtëpinë sepse Tolga është i ikur, i bie të jem edhe unë e ikur, më shumë për këtë gjë dhe nuk dua që 24 orë të jemi bashkë”, theksoi ndër tjerash bukuroshja shqiptare.
Linku:Pushime On Top
Burimi i fotos:https://www.instagram.com/almeda92/