Të ftuar në programin “Pushime On Top” dy balerinët Luixhino dhe Silvester ju përgjigjen pyetjeve të krijuara nga Lei Kraja.
-Ruani marrëdhënie me partneret e “Dancing With The Star”, të kam parë që ti Luixhino poston foto me Sarën?
“Unë kam ruajtur marrëdhënie me të dyja palët, me Sarën u bëmë fis me të gjitha”.
-Sarën e dimë që e ke dashur që në fillim, po Atalantën?
“Në fillim nuk kam pasur pritshmëri të madhe dhe thash ta provojmë. Atalanta ishte një suprizë”.
-Meqë jemi te partnerja jote, Sara dhe Ledri ça bëhet janë bashkë?
” Çfarë punë kam unë i shkreti. Një gjë është e sigurt nuk i kam ndarë unë”.
-Janë të ndarë?
“Nuk i kam ndarë unë kaq po them, se çfarë po ndodh nuk e di”.
Këto janë përgjigjet e dhëna nga Luixhino i cili ishte partneri i Sarës në programin e kërcimit ” Dancing With The Star” dhe fituesit e edicionit të parë.
Linku: https://www.youtube.com/watch?v=VRcrq0TDqr4
Burimi i fotos: https://www.instagram.com/luixhinooo/