Home ShowBiz Margot Robbie pret të bëhët nënë për herë të parë
Margot Robbie pret të bëhët nënë për herë të parë
0

Margot Robbie pret të bëhët nënë për herë të parë

0
0

Margot Robbie ose siç e njohim ndryshe “Barbie” është shtatzën sipas disa burime të konfirmuara gjatë këtyre ditëve. 

Burimet e shumta konfirmuan për “People” se aktorja më e preferuar e filmit “Barbie”, 34 vjeçe, është në pritje të ëmbël.  

Margot Robbie dhe Tom Ackerley janë tepër të lumtur për lajmin e shumë pritur prej kohësh. 

Një burim brenda grupit të tyre tregon për “People” se ajo dhe bashkëshorti i saj, gjithashtu 34 vjeç, kanë dashur të kenë një familje prej një kohe të gjatë. 

“Që në fillimin e lidhjes së tyre kanë pasur dëshirën që të jenë prindër” thotë burimi. 

Një burim i mëparshëm i tha “People” se “askush nuk dyshonte se ajo ishte shtatzënë” ndërsa Robbie filmonte projektin e saj më të fundit, A Big Bold Beautiful Journey.  

Robbie “ishte shumë profesionale dhe e fokusuar gjatë xhirimeve,” tha burimi, duke shtuar, “Ajo kishte ditë të gjata, por nuk dukej sikur ishte diçka e madhe për të.” 

“Margot dukej e mrekullueshme dhe gjithashtu shumë e lumtur,” thotë burimi. 

Cifti u takuan në vitin 2013 në setin e dramës së Luftës së Dytë Botërore “Suite Francaise”. Robbie kishte një rol në film, ndërsa Acklerly shërbeu si asistent i drejtorit. 

Tre vjet më vonë, në dhjetor të vitit 2016, Robbie dhe Ackerly u martuan gjatë një ceremonie private në Byron Bay të Australisë.  

Nuk na mbetet gjë tjetër veçse të presim për gjininë e fëmijës dhe njoftimet që aktorja jonë më e preferuar ta postojë në rrjetin e saj social.

Linku: https://people.com/pregnant-margot-robbie-and-tom-ackerley-are-excited-to-start-a-family-8674990 

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/tomackerleyy/tagged/