Home ShowBiz Adele mund të rishkëputet për disa kohë nga muzika
Adele mund të rishkëputet për disa kohë nga muzika
0

Adele mund të rishkëputet për disa kohë nga muzika

0
0

Këngëtarja u paraqit në Desert Island Discs të BBC Radio 4 ku foli për anulimet e shfaqjeve të saj në Las Vegas dhe për largimin e saj. 

Adele ka pranuar se reagimi publik ndaj anulimit të shfaqjeve të saj në Las Vegas ishte “brutal” dhe se ajo ishte “një hije e një personi” në muajt e kaluar. 

Këngëtarja e këngës ‘Hello’ kishte planifikuar të luante shumë koncerte nga janari deri në prill të këtij viti në Caesars Palace, por ato u anuluan nëpërmjet disa njoftimeve.

Adele tregon për Desert Island Discs të BBC Radio 4 se: “pa dyshim që ndjeva zhgënjimin e të gjithëve” pas anullimeve dhe pranoi se ndjente “zhgënjim”. 

Ajo publikoi nje album në vitin 2021, ndërsa dy vitet e fundit ka zhvilluar koncertet gjatë fundëjavës në Las Vegas.

Të gjitha këto koncerte përfundojnë përgjatë muajit nëntor. 

“Edhe pse është një turmë e menaxhueshme, ka qenë një shkëmbim emocional. Mendoj se do ta ndiej edhe më shumë pas koncerteve në Mynih. Por është diçka e mirë. Është shkëmbim energjie”. 

Më mungon gjithçka që kisha kur nuk isha e famshme, më së shumti që isha anonime. Më pëlqen që mund të krijoj muzikë tërë kohën, kur të dua, njerëzit e përqafojnë dhe e pëlqejnë. Kjo është e paimagjinueshme. Por pjesën e famës, e urrej”. 

Këto ishin dhe fjalët e shprehura nga këngëtarja me famë botërore Adele, e cila gjithmonë do të mbetet si këngëtarja më e pëlqyer nga të gjithë. 

Linku: https://www.hotpress.com/culture/adele-on-cancelling-her-las-vegas-shows-i-just-had-to-wait-it-out-and-grieve-22915697 

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/C7a4mJfuvCP/?igsh=Mjhpcm9sODExM2lu 

tags: