Noizy është padiskutim një gurë themeli në sektorin e muzikë në zhanerin e tij. Këngëtari prej vitesh ka ngjitur shkallët e suksesit hap pas hapi. Dhe pse është një nga figurat më të komentuara kudo në media daljet e tij janë shumë të rralla në intervista.
Së fundmi ai ka ndarë një intervistë ndryshe përballë Mira Kazhanit.
Ai ka prekur pothuajse të gjitha sferat e jetës së tij dhe vëmendje mori goxha deklarata e tij për jetën sentimentale.
Reperi rrëfeu se është single pasi deri më tani prioritet ka pasur muzika dhe familja. Për sa i përket dashurisë këngëtari theksoi se ka dashuruar vetëm një herë në jetë e tij dhe nëna e vajzës është dashuria e tij e parë dhe e fundit.
‘Të dashurat nuk kanë hyrë ende në jetë. Prioritet ka qenë muzika dhe familja. Me të dashurën time të parë, nënën e vajzës ka qenë hera e parë dhe e fundit kur jam dashuruar. Ajo është dashuria e parë kur nuk ka të bëjë leku apo gjërat e tjera por thjeshtë dashuron qorrazi.’
A do të donte Noizy një partnere në jetën e tij?
Do doja një person që të më respektonte. Nuk besoj më tek dashuria mbas dashurisë së parë që kam përjetuar pa asnjë lloj interesi.
Për sa i përket raportit me vajzën Noizy tregoi se ajo tashmë është rritur dhe ka kontakt të vazhdueshëm.
Nuk kemi një lidhje siç e kan një familje normale midis meje dhe mamas saj për shkak të rrethanave ku u gjendëm. Vajza është e rritur, tashmë është 17 vjeç mundohemi të kemi kontakt, vjen e rrin tek shtëpia ime, me prindërit e mi ka një lidhje të ngushtë. Në një të ardhme do doja t’i thoja vetes pak stop me angazhimet e tepërta dhe të jem një baba shëmbullor, gjithmonë ka vend për të përmirësuar në gjithçka,-tha Noizy.
Linku: https://www.youtube.com/watch?v=AiaQ4P_RADQ
Burimi i fotos:https://www.instagram.com/