Home Lifestyle Parashikimi i motit, 19 korrik 2024
Parashikimi i motit, 19 korrik 2024
0

Parashikimi i motit, 19 korrik 2024

0
0

Vendi dhe sot vijon të jetë nën mbizotërimin e motit të nxehtë edhe gjatë ditës së premte ku temperatura të larta priten në zonat jugore të vendit.

Përsa i përket motit, kthjellimet do të jenë prezente deri pasdite kur priten grumbullim i vranësirave në zonat përgjatë shtrirjes lindore duke rrezikuar rrebeshe shiu si edhe breshër në zona të  izoluara.

Parashikohet që orët e vona të mbrëmjes të përmirësojnë dukshëm kushtet atmosferike në të gjithë territorin e vendit.

Temperaturat e ajrit do të pësojnë rritje të lehtë në mëngjes por ulen në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 19°C vlera më e ulët deri në 42°C vlera më e lartë e cila pritet në qarqet Elbasan dhe Berat.

Era do të fryjë mesatare në tokë dhe deri e fortë në det me shpejtësi mbi 50 km/h nga drejtimi verior dhe veriperëndimor duke krijuar në brigjet detare dallgëzim 3  ballë.

Linku:meteoalb

Burimi i fotos:pexele.com

tags: