Sot moti do të ketë tërheqje të lehtë të valës së të nxehtit. Termometri gjatë mesditës në qytetet si Elbasani, Berati dhe Gjirokastra nuk do të shënojë më shumë se 39 gradë celsius.
Përsa i përket pjesë tjetër të territorit të Shqipërisë, në qytete si Tirana dhe Shkodra temperaturat do të jenë deri në 38 gradë celsius.
Në vijën bregdetare temperaturat do të variojnë nga 35 në 37 gradë celsius, ndërsa në zonat malore termometri do të shënojë maksimumi jo më shumë se 36 gradë celsius.
Dita e sotme të paktën deri në orët e mesditës parashikohet të jetë me kthjellime dhe intervaleve të gjata me diell, por pjesa e dytë e ditës do te jetë me vrenjtësira të shpeshta, të cilat do të krijojnë mundësi për momente për shira të izoluar në zonat veri-lindore.
Linku:meteoalb
Burimi i fotos:pexele.com