Home Business / Technology CrowdStrike premton se do të përmirësojë “gabimin” i cili shkaktoi ndërprerjen e sistemit të IT
CrowdStrike premton se do të përmirësojë “gabimin” i cili shkaktoi ndërprerjen e sistemit të IT
0

CrowdStrike premton se do të përmirësojë “gabimin” i cili shkaktoi ndërprerjen e sistemit të IT

0
0

Kompania CrowdStrike ka premtuar se do të përmirësojë mënyrën se si teston softuerin pasi azhornimi i gabuar i përmbajtjes për sistemet Windows shkaktoi një prishje të madhe globale të IT-së të premten.  

Gabimi i kompanisë në sigurinë kibernetike solli probleme për bankat, spitale dhe kompanitë duke shkaktuar që miliona PC të shfaqnin “ekrane të blerta të vdekjes”. 

Në një shqyrtim të hollësishëm të ngjarjes të publikuar të mërkurën, CrowdStrike tha se problemi ndodhi për shkak të një “gabimi” në sistemin që duhej të kontrollohej dhe se azhornimet e softuerit  nuk po punonin si duhet. 

Gabimi bëri që sistemi i tyre të mos identifikonte “të dhëna problematike të përmbajtjes” në një dosje. Kompania tha se mund të parandalojë që ngjarja të ndodhë përsëri me testim më të mirë të softuerit dhe kontrollime duke përfshirë një vëzhgim më të thellë nga zhvilluesit.  

Azhornimi i gabuar shkaktoi rrëzimin e 8.5 milionë kompjuterëve Microsoft Windows në të gjithë botën dhe George Kurtz drejtori i CrowdStrike ka kërkuar falje për ndikimin e prishjes. 

Por ekspertët në sigurinë kibernetike thanë për BBC News se shqyrtimi tregoi se “u bënë gabime të mëdha” nga firma. “Atë që është e qartë nga autopsia është se nuk duket se kishin kufje të duhura për të parandaluar këtë lloj ngjarjeje ose për të zvogëluar riskun e saj të ndodhjes,” tha konsultanti i sigurisë kibernetike Daniel Card. 

Linku: https://www.bbc.com/news/articles/ce58p0048r0o 

Burimi i fotos:freepik.com