Ylli i muzikës Jennifer Lopez ka festuar ditëlindjen në datën 24 korrik e cila mbushi plot 55 vjeç. Ajo është shfaqur shumë e lumtur saqë ndihet shumë mirënjohëse për 55 vjetorin e saj.
Nëpërmjet një postimi në rrjetin e saj Instagram, Jennifer ka arritur të falenderojë fansat për të gjitha urimet dhe mesazhet e dërguara.
Shkrimi fillon duke treguar se ajo i ka parë të gjitha mesazhet, videot, postimet e marra nga e gjithë bota. Nga ana tjetër nuk heziton pa na treguar anën emocionale të saj në momentin kur ka parë billbordin në Times Square. Gjithashtu Lopez kujton me nostalgji fillimet dhe se si fansat kanë vazhduar përgjatë viteve ta dëgjojnë muzikën e saj.
“Përveç familjes dhe miqve ju gjithmonë keni qenë aty për mua në kohët e mira dhe në kohët e vështira. Gjithmonë mund të mbështetem te ju. Dhe dua që të dini se gjithmonë mund të mbështeteni te mua. Faleminderit për kujdesin tuaj për mirëkuptimin tuaj, për besnikërinë tuaj dhe më të rëndësishmën për dashurinë tuaj.”
Këto ishin disa nga fjalët e shprehura të këngëtares më të dashur nga të gjithë e cila përgjatë viteve ka treguar përkushtim në karrierën e saj dhe ndan me ne dashurinë e madhe që ka për fansat e saj.
Linku: https://www.instagram.com/p/C91SNz_OZTv/?utm_source=ig_embed&ig_rid=f9a1b971-780c-4ef4-abe9-cf4e2fa4a283&img_index=1
Burimi i fotos: Instagram