Home ShowBiz Ndjekësit revoltohen me Olta Gixharin, aktorja bën reagimin sqarues
Ndjekësit revoltohen me Olta Gixharin, aktorja bën reagimin sqarues
0

Ndjekësit revoltohen me Olta Gixharin, aktorja bën reagimin sqarues

0
0

Olta Gixhari ka spikatur jo pak herë me naatyrën e saj sensuale dhe ironike.  Aktorja në një prej postimeve të saj është keqkuptuar nga një pjesë e ndjekësve.

Në një pozë sensuale aktorja shkruan: “Shumë macchiato kam pirë këto kohë”.

Ndjekësit janë revoltuar dhe kanë shpërthyer në komente negative.

Gixhari ka reaguar nëpërmjet një video ku shprehet:

“Po marr shkas të bëj këtë video sepse kam lexuar disa nga komentet e disa grave, disa nënave që nuk më kanë pëlqyer aspak. Unë nuk kam qejf fare të shpjegoj batutën, se batuta po u shpjegua ç’u pa puna. Megjithatë vura re që fjalia që kam përdorur te fotot e fundit që kam postuar, që kam pirë shumë makiato këtë periudhë, një pjesë e mirë e juaja e kanë keqkuptuar. Sigurisht që nuk më çudit fare kjo gjë sepse autoironinë time disa prej jush nuk e kuptuan 100 ditë, nuk kanë si t’a kuptojnë në një fjali të vetme.

Ajo është një batutë dhe auroironike. Nuk ka të bëjë fare me makiation, me qumështin që mund të prodhoj unë, nuk ka lidhje me mjeljen. Madje kur e shkrova nuk më shkoi mendja absolutisht te ky konotacion që e keni menduar ju. Sepse nuk do ta trajtoja veten time kurrsesi si lopë. Nuk do të bëja një batutë humoristike për gjidhënien, për një proces kaq hyjnor. Aq më tepër unë që loboj që nënat nëse munden t’u japin gji fëmijëve të tyre, do të ishte shumë mirë. Nuk mund të bëj një batutë të pakëndshme për këtë”, shprehet Olta në videot e postuara në “Instastory”.

Linku: https://www.instagram.com/stories/oltagixhari/3419410952909044955/

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/oltagixhari/

tags: