Home Lifestyle Parashikimi i motit, 31 korrik 2024
Parashikimi i motit, 31 korrik 2024
0

Parashikimi i motit, 31 korrik 2024

0
0

Vendi ynë gjatë orëve të parë të ditës paraqitet nën dominimin e intervaleve të gjata me diell në ultësirën Perëndimore. Ndërsa në zonat malore pritet të ketë kalime të lehta të vranësirave, ku më të theksuara do të jenë në zonat Lindore.

Por parashikohet që orët e pasdites të shtojnë vranësirat në territor, duke bërë që të shfaqen lehtësisht edhe në qytetet e ultësirës Perëndimore. Më të dukshme vranësirat do të jenë në zonat malore, POR nuk do të mund të sjellin reshje.

Temperaturat e ajrit do të ulen në vlerat minimale dhe maksimale duke u luhatur nga 13°C vlera më e ulët deri në 38°C vlera më e lartë në rang territori.

Era do të fryjë mesatare në tokë dhe në det duke arritur shpejtësine 35 km/h nga drejtimi Veriperëndimor, për pasojë në brigjet e Adriatikut dhe Jonit do të gjenerohet dallgëzim 2 – 3 ballë.

Linku:meteoalb

Burimi i fotos: pexele.com

tags: