Territori shqiptar do të jetë nën ndikimin e masave ajrore të qëndrueshme atmosferike duke bërë mbizotërimin e motit të kthjellët dhe dominues gjatë orëve të paradites, por herë pas-here priten vranësira të lehta e kalimtare.
Parashikohet që pjesa e dytë e ditës të vijojë me vranësira më të shpeshta në territor ku më të theksuara do të jenë në ekstremin verior si edhe në juglindje të Shqipërisë, por nuk priten reshje.
Temperaturat e ajrit do të pësojnë rritje të lehtë si në vlerat minimale edhe në ato maksimale duke luhatur vlerat ditore nga 15°C vlera minimale deri në 37°C vlera maksimale në të gjithë territorin shqiptar.
Era do të fryjë mesatarisht me shpejtësi mbi 55 km/h nga drejtimi kryesisht veriperëndimor duke krijuar në brigjet detare dallgëzim 3-4 ballë.
Linku:meteoalb
Burimi i fotos:pexels.com