Home Lifestyle Parashikimi i motit, 9 gusht 2024
Parashikimi i motit, 9 gusht 2024
0

Parashikimi i motit, 9 gusht 2024

0
0

Deri në mesditë Shqipëria do të paraqitet nën ndikimin e kthjellimeve dhe vranësirave të lehta por pas mesditës dhe në vijim vranësirat do të bëhen akoma më të dukshme ku në zonat verilindore dhe juglindore do të gjenerojnë rrebeshe të izoluara shiu; herë pas here shirat paraqiten në formë shtrëngate.

Orët e vona të mbrëmjes do të ri-sjellin kthjellimet në të gjithë territorin.

Temperaturat e ajrit do të rriten lehtë në mëngjes por ulen në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 18°C vlera më e ulët në verilindje të vendit deri në 37 gradë Celsius pritet vlera maksimale në qytetin e Gjirokastrës dhe Kuçovës.

 Era do të fryjë mesatare deri e fortë me shpejtësi maksimale mbi 50 km/h nga drejtimi verior dhe veriperëndimor, duke krijuar në brigjet detare dallgëzim 5 ballë.

Linku:mtoalb

Burimi i fotos:pexele.com

tags: