Home Lifestyle Parashikimi i motit, 3 shtator 2024
Parashikimi i motit, 3 shtator 2024
0

Parashikimi i motit, 3 shtator 2024

0
0

Vendi ynë përgjatë gjithë 24-orëshit pritet të jetë nën dominimin e alternimeve të kthjellimeve të shkurtra dhe vranësirave të shpeshta në të gjithë territorin ku më të dukshme do të jënë në zonat veriore dhe qëndore.

Ndërsa në orët e pasdites, vranësirat do të shpeshtohen në të gjithë vendin duke sjellë në zonat përgjatë kufirit lindor dhe jugor rrebeshe afat-shkurtra shiu. E njëjta situatë meteorologjike do të na shoqërojë edhe gjatë natës.

Temperaturat e ajrit do të rriten si në mëngjes dhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 13°C  vlera minimale deri në 36°C vlera maksimale.

Era do të fryjë mesatarisht me shpejtësi 35 km/h nga drejtimi veriperëndimor. Për pasojë në brigjet e Adriatikut dhe Jonit do të gjenerohet dallgëzim mbi 2 ballë.

Linku:meteoalb

Burimi i fotos:pexele.com

tags: