Home Lifestyle Parashikimi i motit, 5 shtator 2024
Parashikimi i motit, 5 shtator 2024
0

Parashikimi i motit, 5 shtator 2024

0
0

Deri në mesditë territori shqiptar do të mbizotërohet nga kthjellime dhe vranësira të lehta në zonat e ulëta dhe bregdetare ndërsa në zonat lindore vranësirat do të jenë disi më prezente.

Parashikohet që orët e pasdites të shtojnë vranësirat në zonat malore duke rrezikuar reshje të pakta shiu ku më të theksuara reshjet do të jenë në skajin juglindor.

Orët e vona të mbrëmjes përmirësojnë dukshëm kushtet atmosferike në të gjithë vendin.  

Temperaturat e ajrit do të rriten në mëngjes por mbeten konstate në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 12°C  vlera minimale deri në 34°C vlera maksimale në rang territori.

Era do të fryjë mesatare deri e fortë me shpejtësi mbi 55 km/h nga drejtimi jugor, duke shkaktuar në brigjet detare dallgëzim mbi 3 ballë.

Linku:meteoalb

Burimi i fotos:unsplash.com

 

tags: