Home ShowBiz E kritikuan për veshjen, ja si iu përgjigjet ndjekësve Kiara
E kritikuan për veshjen, ja si iu përgjigjet ndjekësve Kiara
0

E kritikuan për veshjen, ja si iu përgjigjet ndjekësve Kiara

0
0

Kiara Tito do të rikthehet në ekran si bashkëmoderatore në Portokalli. Promoja e emisionit mori shumë vemendjen e ndjekësve.

Kiara u shfaq me një fustan bezhë por ndjekësit duket se kanë pasur ankesa për zgjedhjen e saj sipas tyre kjo e tregon me disa kilogram më shumë.

Nëpërmjet një postimi në rrjete sociale Kiara ka reaguar duke treguar pse ka bërë këtë zgjedhje.

”Pse nuk zgjodhe diçka tjetër në promo dukeshe super e shëndosh? Diçka të zezë?.”

“Sigurisht që mund të vishja diçka për të kamufluar kilet e lindjes, në dorë e kisha por të fundit të fundit pse? A nuk duhet ta pranojmë veten si jemi? Kjo është shumë normale dhe as nuk më sikletos fare.

Doja ta jepja këtë mesazh për gjithë nënat e reja që mërziten me trupin e tyre dhe nuk i japin kohën e duhur për t’u kthyer si ishte më parë. Kam 4 muaj që kam sjell në jetë një princeshë dhe me gjithë respektin nuk më intereson fare se sa kile kam marrë apo nëse dukem e ‘shëndosh,’ që është term shumë i gabuar për një nënë të re.

Nuk e di nëse je bërë nënë, por trupi do pak kohë të rikthehet në formën siç ishte para lindjes, deri atëherë të kemi shëndetin se çdo gjë tjetër rregullohet. Ps: Mua më pëlqejnë këto kile ”

Linku: https://www.instagram.com/kiaratito/

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/kiaratito/

tags: